×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Agim Veliu fajëson Vjosa Osmanin për humbjen e zgjedhjeve të kaluara

    Reporteri
    11 Shkurt 2021 | 21:37

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka akuzuar Vjosa Osmanin për humbjen e zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit 2019. Ai ka thënë se Vjosa Osmani, e cila tash më nuk është pjesë e LDK-së, ka qenë përgjegjëse për humbjen e atyre zgjedhjeve duke u marrë më shumë me Hashim Thaçin sesa me rivalin kryesor në ato zgjedhje Albin Kurtin, shkruan Reporteri.net.


    “Është e vërtetë që për një periudhë të gjatë në bazë të sondazheve kemi qenë duke prirë  dhe kemi pasur një epërsi të konsiderueshme nga VV dhe kemi hyrë me bindje se do t’i fillojmë zgjedhjet. Fushata nuk është bërë si duhet dhe përgjegjësinë më të madhe ia adresojë kandidates tonë për kryeministër dhe ekipit të saj sepse ajo merrej me çështje që nuk kishin të bëjnë me fushatë,  ajo merrej me një kundërshtar tjetër, e jo me rivalin e drejtpërdrejtë”, tha ai.

    Veliu ka thënë se Vjosa Osmani në atë fushatë është sjellur sikur kopje e Albin Kurtit.


    Veliu, pas shkarkimit të të cilit ra edhe qeveria e Albin Kurtit, tha në Debat Plus se ka qenë gjithmonë kundër koalicionit me Vetëvendosjen.

    “Unë kam qenë në vazhdimësi kundër lidhjes së koalicionit me Vetëvendosjen, sepse e kam ditur se ai koalicion nuk funksionon. Gjithmonë kam qenë kundër mirëpo vendimet në LDK merren në forumet e saj dhe ka qenë vendim I LDK që të bëjmë koalicion pas zgjedhor meqë ai parazgjedhor dështoi”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!