Mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Gjilan, në afërsi të Liqenit të Badovcit ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy automjetesh. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar tre persona.
Rastin për Reporterin e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ajo tutje ka thënë që me rastin po merret njësiti i trafikut.
“Rreth orës 11:00 në rrugën Prishtinë-Gjilan, saktësisht në afërsi të Liqenit të Badovcit, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjetesh. Në këtë aksident lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.