×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Aksident i rëndë mes një treni dhe kamioni, lëndohen 34 persona

    Reporteri
    05 Shtator 2019 | 10:53

    Të paktën 34 persona janë lënduar në një aksident trafiku ku një tren që lëviz me shpejtësi të madhe është përplasur me një kamion në Yokoham, që konsiderohet si qyteti i dytë më i madhi në Japoni.


    Aksidenti ka ndodhur në linjën kryesore hekurudhore që lidh Tokion me qytetet e tjera të Japonisë, e nga përplasja e fuqishme të paktën tre vagonë kanë dalë nga binarët.

    Gjithashtu kamioni i aksidentuar është përfshirë nga zjarri, me ç’rast shoferi ka pësuar lëndime trupore, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.

    “Zhurma e përplasjes ka qenë shumë e madhe. Kur jam zgjuar pasi kisha humbur vetëdijen e kamë parë se vagoni ishte shkatërruar tërësisht”, ka deklaruar për NHK njëri nga pasagjerët.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!