×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Aksident në Prishtinë, lëndohet motoçiklisti

    Reporteri
    04 Korrik 2019 | 16:07

    Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pak çastesh në Prishtinë, përkatësisht tek “Qafa”.


    Në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, me ç’rast shoferi i motoçikletës ka marrë lëndime dhe menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor, shkruan Reporteri.net.

    Siç shihet edhe në pamjet e dërguara në adresë të Reporterit, motoçikleta ka goditur nga mbrapa veturën e tipit “Mercedes” duke përfunduar pothuajse tërësisht e shkatërruar.

    Policia tashmë janë në vendin e ngjarjes duke u marrë me rastin.  /Reporteri.net

    Shikoni pamjet:

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!