×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Albin Kurti tregon se çfarë mendon për komunitetin LGBT

    Reporteri
    17 Shtator 2019 | 12:05

    Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, është protagonist në  debatin “Fol Hapur”, të organizuar nga Lëvizja Fol.


    Ndër temat e shumta, Kurti në këtë debat është pyetur edhe për komunitetin LGBT dhe se çfarë do të bëjë qeveria e tij për të garantuar të drejtat e këtij komuniteti në Kosovë.

    Kurti në këtë pyetje ka qenë i shkurtë, duke mos dhënë përgjigje konkrete teksa ka thënë se është avokues i të drejtave të njeriut, dhe që të gjithë njerëzit të trajtohen në mënyrë të barabartë. Ai është shprehur se Kushtetuta e Kosovës është mjaft liberale sa i përket këtij aspekti, por varet prej legjislacionit dhe organeve kompetente se si e interpretojnë atë, shkruan Reporteri.net.

    “Në çdo shoqëri ekzistojnë edhe pakicat të tjera të cilat nuk janë pakica kombëtare sepse tek ne kur thuhet pakica, mendohet vetëm pakicat kombëtare. Nuk janë pakicat identitare vetëm pakica kombëtare.  Unë jam avokues i të drejtave njerëzore, të Kartës së OKB për të Drejtat e Njeriut dhe Kartës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.  Jam që njerëzit të trajtohen të barabartë nga shteti dhe shteti të kujdeset për ta. Sa i përket çështjeve të tjera i kemi ligjet dhe kushtetutës Sa i përket këtij aspekti Kushtetutën e kemi mjaft liberale, por varet edhe  prej legjislacionit por organeve kompetente të cilat e interpretojnë atë”, është shprehur Kurti. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!