Anëtarja e Kryesisë së VV’së, Albulena Haxhiu ka thënë se subjekti i saj do t’i ketë më shumë se gjysmën e deputetëve në Kuvendin e Kosovës. Ajo ka thënë po ashtu se nuk do të bisedojnë me Listën Serbe për votat e formimit të Qeverisë.
“Unë besoj që qeveria do t’i ketë 63 apo 64 deputetë, pa Listën Serbe, as nuk do të kemi takime me ta për të marrë mbështetjen e tyre për qeverinë tonë”. Kështu po deklaron ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ajo duke folur në kanal10 ka shtuar se nuk do të ketë marrëveshje me listën serbe për krijimin e qeverisë.
Sa i përket pozitës se ku do të jetë Haxhiu, ajo thekson se ende nuk është diskutuar.
“Ende nuk ka vendim se kush ku do të jetë”, ka thënë ajo.
Ish-ministrja e Drejtësisë nuk ka marrë pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit pasi kjo nuk iu lejua për shkak se kishte një dënim të formës së prerë në 3 vitet e fundit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.