Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruairi O’Connell, deklaroi sot se nuk është situatë e mirë nëse në Qeveri ka ministra të akuzuar ose të paditur për veprimtari kriminale.
Ai ka mirëpritur shkarkimin e dy zyrtarëve të lartë, të cilët së fundit janë larguar nga detyra pasi ishin të akuzuar për krime të rënda.
O’Connell në një postim në Facebook shkruan se Kosova ka ndërmarrë hapa të vegjël, por pozitiv kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, por ka nevojë që të ketë përpjekje më serioze që synojnë shkelësit më të këqij.
Postimi i plotë:
Duke pasur ministra të qeverisë që janë akuzuar apo paditur për veprimtari kriminale nuk është një situatë e mirë.
Është një hap në drejtimin e duhur pasi Qeveria e Kosovës kohët e fundit shkarkoi dy zyrtarë të lartë, të cilët ishin dënuar për krime të rënda.
Kosova ka ndërmarrë disa hapa të vegjël, por pozitivë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Miku i Kosovës, ashtu si dhe qytetarët tuaj, kanë nevojë që kjo të bëhet një përpjekje serioze që synon gjithashtu shkelësit më të këqij. Arrestimet janë pjesa e lehtë. Dënimet janë më të rëndësishme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.