×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Analisti i afërt me VV-në: Gjermania e ka mbështetë Haradinajn në luftën e tij për ndaljen e ndarjes së Kosovës

    Reporteri
    10 Shkurt 2021 | 13:25

    Analisti Jusuf Thaçi në Pressing, ka folur mbrëmë rreth deklaratës së Konjufcës për shqyrtimin e zhvendosjes së ambasadës së Kosovës në Tel Aviv nga Jerusalemi nëse kushtëzohet nga BE.


    Në emision ku të ftuar ishin Muharrem Nitaj e Ardian Gjini e ku u komentua deklarata e Konjufcës, Thaçi ka pyetur se si do të veprojë AAK në rast se kushtëzohet nga BE.

    Thaçi ka përmendur se Gjermania ka qenë mbështetësja më e fortë e Haradinajt kur ky ndalte ndarjen e Kosovës si Kryeministër.

    “Çështja e ambasadës në Jerusalem, për aq sa muj me parafrazu z. Konjufca, ai ka thënë se për aq sa do të kemi kushtëzime nga ana e BE-së, atëherë do ta shqyrtojmë zhvendosjen. Për BE-në, po besoj se e kemi të gjithë njëfarë konsensusi se para se të gjithash është Gjermania. Për aq sa flitet jashtë perdeve, Gjermania ka qenë mbështetësja më e fuqishme e z. Haradinaj në kohën kur z. Haradinaj ka qenë këmbëngulës në kundërshtimin e idesë së ndarjes së Kosovës, dmth prapa perdeve jo publikisht. Prandaj, nëse vërtetë do të ketë insistim nga ana e BE-së, si do të veprojë AAK apo Haradinaj si President”, ka pyetur Thaçi në Pressing.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!