Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj, ka bërë të ditur se kanë arritur mbi pesë mijë fletëvotime nga diaspora.
Ahmetaj në mbledhjen e KQZ-së, bëri të ditur se të gjitha fletëvotimet do të ruhen në Ministrinë e Infrastrukturës deri më datën 14 shkurt, transmeton Telegrafi.
“Kanë arritur mbi pesë mijë fletëvotime nga diaspora, të gjitha do të ruhen në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës deri më datën 14 shkurt, pastaj do të bëhet transferimi i tyre në Qendrën e Numërimit të Rezultateve, ku do të bëhet vlerësimi i tyre”, tha ai.
Gjithashtu, Ahmetaj theksoi se do të vendosen kamera në ambientet ku do të ruhen fletëvotimet nga diaspora.
Votimi nga diaspora ka filluar më 2 shkurt dhe do të zgjasë deri më 12 shkurt. KQZ ditë më parë ka njoftuar se votues nga diaspora janë 102 mijë, derisa lista e plotë e votuesve për zgjedhjet e 14 shkurtit është 1,794,862 qytetarë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.