×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Arrijnë në Kosovë fletëvotimet për zgjedhjet e së dielës, afro 10% më pak se numri i votuesve

    Reporteri
    12 Shkurt 2021 | 9:53

    Fletëvotimet për zgjedhjet e 14 shkurtit kanë arritur në Kosovë, ka konfirmuar, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir ELezi.


    Ai ka bërë të ditur se fletëvotimet të shtunën do të shpërndahen në depot e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve.

    Elezi ka sqaruar se ato të dielën në mëngjes do të shpërndahen për në 888 qendra të votimit të cilat kanë gjithsej 2 mijë e 382 vendvotimet.

    “Mund t’iu konfirmoj se fletëvotimet kanë arritur në Kosovë. Të shtunën do të shpërndahen në depot e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, ndërsa të dielën në mëngjes për në 888 qendra të votimit të cilat kanë gjithsej 2 mijë e 382 vendvotimet”.

    Elezi ka shtuar se bazuar në listën përfundimtare të votuesve, votues me të drejtë vote për këto zgjedhje janë 1 milion 794 mijë e 862 votues, ndërsa janë shtypur 1 milion e 617 mijë e 200 fletëvotime, raporton EO.

    “Bazuar në Listën Përfundimtare të Votuesve, votues me të drejtë vote për këto zgjedhje janë 1 milion 794 mijë e 862 votues, ndërsa janë shtypur 1 milion e 617 mijë e 200 fletëvotime përfshirë fletëvotimet rezervë. Rrjedhimisht i bie se janë shtypur 177 mijë e 662 fletëvotime më pak se numri i votuesve apo në përqindje 9,89 % më pak”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!