Asociacioni i Komunave të Kosovën po kërkon imunizimin masiv të qytetarëve të Kosovës. Kryetari i këtij asociacioni, Sazan Ibrahimi ka thënë duhet krijuar ekipe mobile për të imunizuar shoqërinë, sepse, ai thotë se kjo është e vetmja formë për t’u mbrojtur nga COVID-19.
Ibrahimi këta thënë se tash për tash nuk ka asgjë të re për sa i përket masave të reja, por ka thënë se aplikimi i orës policore dhe vendosja e maskës në ambientet e jashtme, kur jeni vetëm është e panevojshme.
“Shpresojmë që takimi i ardhshëm i ftuar nga ministria të mos jetë takim informues sikur takimi i fundit, por të jetë takim koordinues dhe konsultativ. Ne jemi pro kërkesave tona tashmë të njohura, numri i infektimeve është duke rënë, ora policore s’ka nevoje me qenë, kërkojmë imunizimi të bëhet masivisht, të krijohen ekipe mobile për të imunizuar shoqërinë”, ka thënë Ibrashimi për “Indeksonline”.
Ibrahimi ka theksuar se ende nuk dihet se kur do të mbahet takimi mes ministrisë dhe kryetarëve të komunave.
Kujtojmë se ditëve të fundit kanë rënë ndjeshëm numri i vdekjeve dhe rasteve me COVID-19.
Poashtu ka rënë edhe numri i administrimit të vaksinave.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.