Kandidati për deputet nga Klina, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Agron Bacaj, në fjalimin e tij gjatë fushatës zgjedhore, tha se Kosova ka nevojë për një president të fortë i cili është i gatshëm të mbrojë sovranitetin lirinë dhe territorin tonë.
Sipas tij, vetëm një udhëheqës i fortë dhe me përvojë si Ramush Haradinaj do ta forcojë Kosovën.
“Vetëm një aleancë e fortë me përfaqësues në parlament dhe si pjesë e qeverisë do të mbroj të ardhmen e Kosovës. Ramush Haradinaj ka krijuar ushtrinë duke e mbrojtur vendin tonë”, u shpreh Bacaj.
Tutje, ai tha se Haradinaj është partneri i respektuar dhe i besueshëm që kurrë nuk tërhiqet kur bëhet fjalë për interesin e Kosovës.
“Haradinaj president dhe një Aleancë e fortë do t’i japë Kosovës forcë dhe vetëbesim”, shtoi ndër tjera ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.