Kandidati për deputet i koalicionit AAK-PSD, Bajram Hasani, në emisionin debat të RTK-së me temën “Zgjedhjet dhe resurset strategjike”, ka thënë se taksa 100 për qind ndaj Serbisë ka kaluar qëllimin ekonomik dhe përfitimet e bizneseve.
Ai ka bërë me dije se taksa nuk do të hiqet pa garancinë e ShBA-ve.
“Pa garanci të ShBA-ve se Serbia do ta njohë Kosovën nuk do të ketë as pezullim as heqje të taksës”, ka thënë Bajrami.
Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë ka thënë se Kosova nuk ka arsye për t’ia dhënë tregun Serbisë derisa nuk e njeh.
Duke folur për koalicionet pas 6 tetorit, Hasani ka thënë se koalicioni AAK-PSD do të dalë fitues në këto zgjedhje, dhe sipas tij do të bëjë koalicion për formimin e qeverisë së re vetëm me ato parti që kanë qëndrim të njëjtë me AAK-në për taksën ndaj Serbisë.
“Më 6 tetor koalicioni AAK-PSD do të jetë fitues. Ata që kanë plan për ta suspenduar taksën nuk janë partnerë për ne”, ka thënë Hasani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.