×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Bekë Berisha me mesele i dërgon mesazh Konjufcës: S’është mirë me u ‘hapareshë’, ka plot elefantë që janë rrëzu

    Reporteri
    10 Mars 2021 | 22:13

    Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Bekë Berisha ka komentuar deklaratën e anëtarit të Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ku ky i fundit kishte ironizuar me fuqinë politike të AAK-së.


    Berisha në Pressing të T7 tha se Konjufca njihet si hajgarexhi por e këshilloi të mos hapareshet sepse sipas tij ka shumë të mëdhenjë që janë bërë të vegjël.

    “Glauk Konjufca njihet që është hajgarexhi i madh, nuk e paskam dëgju këtë por s’është mirë me u hapareshë. Kam pa plot këso që iu duket vetja elefant, këso që janë qenë të mdhenjë e janë bërë të vegjël, kom pa plot të vegjël e janë bërë të mdhenjë. Nuk i dihet qysh i vjen puna”, tha Berisha.

    Konjufca i kishte bërë thirrje publike Haradinajt që të mos e përdor Vetëvendosjen për të shkuar te LDK-ja.

    “Duke ecur Vetëvendosja nëpër urë me Ramushin, Ramushi po i thotë LDK-së ‘unë e Vetëvendosja po e dridhim urën’. Unë nuk po du që Ramushi dhe AAK-ja me përdorë, me keqpërdor Vetëvendosjen për me i shantazhu të tjerët, bile i bëj thirrje publikisht zotrit Haradinaj mos me përdor Vetëvendosjen e me shku te LDK-ja. Nuk e ka atë kredit me shku te LDK-ja me shku me fol ‘për besë a dinë na me Vetëvendosjen 60 përqind i marim dhe iu sosim krejt, ska nevojë”, kishte thënë Konjufca.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!