Kandidati për deputet nga PDK, Bekim Haxhiu, ka vazhduar fushatën në fshatin e tij të lindjen në Ternavc.
Ai thotë se edhe në luftën e UÇK-së fshati i tij ishte vend i luftës dhe qëndresës kundër Serbisë.
Haxhiu thotë se bashkëfshatarët e tij janë zotuar se vota e tyre do të jetë për PDK si trashëgimtarja kryesore e UÇK-së dhe se nuk do të lejojnë rishkrimin e historisë e as themelimin e një Republike të Tretë.
Postimi i tij:
Frymëzimi, motivi për punë dhe fitore buron pikërisht nga vendlindja ime, Ternavci.
I gjithë fshati mburret për historikun e tij të lavdishëm që na e lanë brez pas brezi atdhetarë, trima e intelektual të shquar.
Edhe në luftën e UÇK-së fshati ynë ishte vend i luftës dhe qëndresës kundër Serbisë.
Bashkëfshatarët e mi u zotuan se vota e tyre do të jetë për PDK si trashëgimtarja kryesore e UÇK-së dhe nuk do të lejojnë rishkrimin e historisë e as themelimin e një Republike të Tretë.
Prandaj, të bashkuar rreth programit të PDK-së do të mbrojnë vlerat më sublime të saj dhe do ta mbështesin fuqishëm Rimëkëmbjen e Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.