Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë të ditur se e ka shkarkuar Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton.
“E kam njoftuar, John Bolton mbrëmë se shërbimi i tij nuk është më i nevojshëm në Shtëpinë e Bardhë. Unë nuk jam pajtuar me shumë sugjerime të tij, ashtu si edhe të tjerët në administratë”, ka shkruar Trump.
Ky lajm sipas anëtarit të AAK-së Anton Berisha është lajm i mirë për Kosovën.
Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, ka ka shkruar në Facebook se durimi në diplomaci është domosdoshmëri.
“Ka kohë që miqtë tonë të mirë, na kanë bërë me dije se John Bolton i ka ditët e numëruara në Shtëpinë e Bardhë. I lumtur që presidenti Trump i kërkoi dorëheqjen. Lajm i mirë për shtetin e Kosovës; lajm i keq për lobistët e bashkuar armiq të shtetësisë tonë, qofshin brenda hapësirës shqiptare, qofshin në Serbi”, ka shkruar Berisha.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.