Kandidati për deputet nga AAK, Anton Berisha, thotë se popullata e re e Kosovës tashmë ka treguar shenja domethënëse të dizajnit kreativ, dhe aftësisë artistike dhe inovative.
Sipas tij përgjigja e saktë e politikave do të ishte mbështetja dhe inkurajimi i industrive krijuese – që në të ardhmen ka shumë gjasa të kaplojë më shumë se gjyshmën e të gjithë punësimit, shkruan Reporteri.net.
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Anton Berisha, në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 garon me numrin 5 në listën e koalicionit AAK-PSD për deputet të Kuvendit të Kosovës.
Postimi i tij i plotë:
Buletini i Përditshëm i Zgjedhjeve 2019 – I
INDUSTRITË KRIJUESE
Ky buletin i përditshëm ka për qëllim të jap mendime të reja, ide inovative, rrugë provokative dhe ide të komunikimit strategjik. Objektivi është stimulimi I mendimit konstruktiv dhe imagjinativ. Buletini i sotshëm preokupohet me Industritë Krijuese në Kosovë.
Industritë Krijuese – trended evropiane dhe globale
Gjatë 25 viteve të fundit, Evropa dhe ekonomitë e tjera të OECD-së kanë përjetuar ndryshime përmbajtësore nga profesionet me aftësi mesatare në profesione me aftësi të larta, me shembuj individualë të shteteve duke treguar 15% rënie në parapraken dhe një rritje të ngjashme në të fundit. Ndryshimi është më i theksuar në ekonomitë e vogla. Vala e dytë e automatizimit, me robotikë dhe inteligjencë artificial, është e pashmangshme dhe do të krijojë zhvendosje edhe më të madhe.
Kjo ka implikime serioze për Kosovën; rruga drejt zhvillimit përmes punësimit FDI (Investimit Direkt të Huaj), sipas aftësive të huaja dhe të mesme, nuk do të ekzistojë në shtrirjen e supozuar. Dështimi për t’u përshtatur do të cojë në vazhdimësi dhe rritje të emigrimit. Industritë Krijuese janë një pjesë e rëndësishme e zgjidhjes.
Industritë krijuese janë mjaft inovative. Profesionet krijuese janë ngasësit e rëndësishëm të inovacionit ekonomik dhe social në shumë sektorë. Profesionet krijuese janë rezistentë ndaj automatizimit, prandaj do të jenë faktorë kritikë të rezistencës ndaj përcarjes së pashmangshme teknologjike.
Popullata e re e Kosovës tashmë ka treguar shenja domethënëse të dizajnit kreativ , dhe aftësisë artistike dhe inovative. Përgjigja e saktë e politikave do të ishte mbështetja dhe inkurajimi i industrive krijuese – që në të ardhmen ka shumë gjasa të kaplojë më shumë se gjyshmën e të gjithë punësimit. Industritë Krijuese përfaqësojnë urën mes kulturës dhe arteve në njërën anë, dhe në anën tjetër sektorët në rritje të industrisë së të ardhmes – ku inovacioni, imagjinata dhe kreativiteti do të jenë thelbësore për sukses. Si të tilla, Industritë Krijuese gjenerojnë angazhim kulturor dhe mbështesin kohezionin social
Brenda BE-së si tërësi, rritja e punësimit në industritë krijuese është më e lartë se në cdo sektor tjetër. Në shumë industri krijuese, kostot e shpërndarjes anësore janë zero, një faktor i rëndësishëm për Kosovën.
PROPOZIMI
Kosova duhet të ballafaqohet me këtë realitet dhe të planifikojë në përputhje me rrethanat.
Kjo lyp një anagazhim me metodën whole-of-government për një strategji për Punësimin Krijues, dhe për krijimin e një Task Force që i raporton Kryeministrit. Nga çështjet që adresohen, përmendim:
– Edukimi në arte dhe kreativitet
– Dispozita për hapësira krijuese në cdo qytet, gjithashtu në qyteza me popullatë mbi 1000 persona
– Integrimi i resurseve kulturore dhe kreative brenda planifikimit urban
– Kuptimi, zbatimi, dhe fitimi i hershëm I mbështetjes nga programet e BE-së, si:
– Planifikimi lokal dhe rajonal i aftësive dhe kapaciteteve nëpër Kosovë, për të përfshirë ushqim të specializuar dhe prodhim të pijeve, zanate artizanale, teknologji, film dhe audio, dizajn, mobilie të specializuara etj.
26 shtator 2019