×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Bislimi: Energjia e vajzave dhe grave na mbush me motiv dhe vullnet që të vazhdojmë tutje

    Reporteri
    12 Shkurt 2021 | 13:37

    Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi, në kuadër të fushatës zgjedhore ka takuar vajzat dhe gratë e Mitrovicës.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bislimi ka thënë se ky ishte takimi më i bukur, shkruan Reporteri.net.

    Ai po ashtu ka deklaruar se energjia që ato reflektojnë si shtylla e shoqërisë, i motivon dhe u jep vullnet që të vazhdojnë me angazhimet për shtetin.

    Donjet Bislimi në listën zgjedhore të PDK-së garon me numër 110.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Takimi me vajzat dhe gratë e Mitrovicës ishte më i bukuri,

    Energjia që reflektojnë si shtylla e shoqërisë që janë na mbush me motiv e vullnet të vazhdojmë tutje me angazhimet tona për shtetin tonë.

    #HoxhajKryeministër

    #donjetbislimi110

    #Rimëkëmbje

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!