×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Britania mirëpret pranimin e planit të BE-së: Hapat e radhës për implementimin e tij janë vendimtar

    Reporteri
    01 Mars 2023 | 14:33

    Ministri i Britanisë së Madhe për Evropë, Leon Docherty ka reaguar pas zhvillimeve të 27 shkurtit në Bruksel pas takimit të nivelit të lartë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

    Docherty ka thënë se Britania e Madhe mirëpret progresin në bisedimet e ndërmjetësuar nga BE-ja për marrëveshjen që shtron rrugën drejt normalizimit të raporteve.

    Ai tutje ka thënë se hapat e radhët për planin e implementimit do të jenë vendimtar.
    Siç ka shkruar Docherty lidershipi dhe fleksibiliteti janë kyç për një rezultat pozitiv.

    “Britania e Madhe e mbështet plotësisht këtë proces”, ka shkruar ai.

    Kujtojmë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u pajtuan të hënën në Bruksel për ta çuar para procesin e dialogut përmes pranimit të propozimit të Bashkimit Evropian, ndonëse i njëjti nuk u nënshkrua nga të dy liderët.

    Takimi i radhës i Nivelit të Lartë është paraparë të zhvillohet më 18 mars në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Ndërmjetësues do të jetë Komisioneri Evropian për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!