Pas takimit të kreut të LDK-së Isa Mustafa me liderin e VV-së Albin Kurti, nga selia qendrore e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka dalur mandatarja për kryeministre nga kjo parti, Vjosa Osmani.
E pyetur nga gazetarët se a u arrit koalicioni LDK-VV, Osmani ka refuzuar të përgjigjet duke thënë se shumë shpejt do të dalin me një komunikatë për media, lidhur me të gjitha zhvillimet e fundit.
Ndryshe, askush nga dy partitë nuk ka konfirmuar asgjë për media nëse përfundimisht ka dështuar koalicioni eventual parazgjedhor mes LDK-së dhe VV-së.
Dihet që partitë kanë të afat ta zyrtarizojnë koalicionin deri më 30 gusht, kështu ka bërë të ditur KQZ-ja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.