×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Çmimi i vezëve shkon në 5 euro, tallet Dimal Basha: Qenka rritë si me pas hi pulat në grevë

    Reporteri
    10 Janar 2023 | 8:52

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, shpeshherë njihet se bën deklarata të çuditshme.

    E tillë  ishte kjo e fundit, e shkruar nga ai pas mesnate.

    Kësaj radhe, ligjvënësi i pushtetit gjeti një formë tallëse për ngritjen e çmimit të vezëve në Kosovë, duke bërë një krahasim me grevat

    Për më tepër Basha gjen kohë t’i nënçmojë qytetarët edhe për çmimet e larta që po i përjetojnë në këtë kohë inflacioni.

    “Çmimi i vezëve qenka rritë si me pas hi pulat n’grevë”, ishte fjalia e shkurtër e shkruar nga Basha në orët e vona përmes Twitterit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!