×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Dalin fotografitë: Ky është personi që dyshohet për vrasjen e dy vëllezërve kosovarë në Gjermani

    Reporteri
    04 Tetor 2019 | 10:50

    Fatos dhe Haki Lumi dy vëllezërit nga Suhareka kanë vdekur. Siç shkruan gazeta gjermane “Bild” ata dyshohet se janë vrarë nga 41-vjeçari Shpejtim.G i cili edhe tashmë gjendet nën prangat e policisë gjermane.


    Gjithçka kishte ndodhur në një parking të një supermarketi në rajonin e Abensbergut në Bavari. Fatos Lumi ku kishte mbetur i vdekur në vend pas plagëve që kishte marrë nga të shtënat.

    Ndërkohë i plagosur rëndë kishte mbetur vëllai i tij Haki Lumi, i cili ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm. Një gjë të tillë për Gazetën Express e kanë konfirmuar edhe familjar të vëllezërve Lumi.

    Ndërkohë fqinjët e të ndjerëve në qytetin e Abensberg kanë thënë se vëllezërit tashmë të ndjerë kanë jetuar më parë së bashku në shtëpinë e të dyshuarve, dhe se kishin punuar bashkë me ta.

    “Viktimat kanë jetuar në shtëpinë e të dyshuarve. Ishin punësuar prej tyre. Disa kohë më parë ata ishin shpërngulur, dhe kishin themeluar kompaninë e tyre. Më pas ata iu bënë konkurrentë”, ka thënë një fqinjë për BILD.

    Lidhur me rastin është arrestuar edhe Petrit. R, i cili më pas është liruar nga Policia gjermane.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!