×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Daut Haradinaj: Nuk kam qenë prapa kazinove, kanë ndërtu edhe objekte në emrin tim

    Reporteri
    10 Maj 2019 | 23:31

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj për herë të parë ka treguar nëse ka qëndruar ai prapa lojërave të fatit në Republikën e Kosovës.


    Deputeti nga Deçani, në një intervistë për RTK-në, ka thënë se asnjëherë s’është marrë me një biznes të tillë.

    “Mos u nxitoni me fol. Kanë ndërtu objekte “Pandora” në emrin temin. Unë nuk jam i shqetsum për çka folin. Por t’i thuash dikujt që qëndron mbrapa apo para kjo është gabim. Nuk jam pjesë e asnjë lloj biznesi të natyrës tillë dhe me shumë kënaqësi e kam dhënë votën për mbyllje”, ka thënë ai.

    Ndryshe, që nga sot ka hyrë në fuqi ligji për ndalimin e ushtrimit të veprimtarisë të Lojërave të Fatit. Çdo aktivitet i mundshëm i bastoreve, kazinove apo çfarëdo Lojëra të Fatit prej sot llogaritet si kundërligjor dhe do të sanksionohet.

    ATK kishte paralajmëruar se deri në ditën e sotme do të revokohen të gjitha licensat dhe se nga kjo ditë do të ndalohet veprimi i çfarëdo veprimtarie të Lojërave të Fatit.

    Ky ligj ishte propozuar nga Qeveria e Kosovës pas dy vrasjeve të ndodhura në vend, e ku viktimë ishin punëtorët e kazinove.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!