×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Deputeti i Vetëvendosjes: Ivanoviqi ishte kriminel, pikë

    Reporteri
    18 Janar 2023 | 14:57

    Përzgjedhja e fjalëve të kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për politikanin serb, Oliver Ivanoviq në pesë vjetorin e vdekjes së tij, kanë nxitur reagime të shumta në vend.

    Së fundi, për këtë çështje ka reaguar deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica.

    Ky i fundit ka shkruar në Facebook se Ivanoviqi është kriminel.

    “Organizoi vrasjen e shqiptarëve, ushtroi terror ndaj tyre dhe dëbimin e tyre nga trojet tona.

    Dënimi i tij jo merritor për 9 vjet nga EULEX-i dëshmoi për krimet e tij makabre ndaj shqiptarëve.

    Ivanoviç ishte kriminel. Pikë.

    Natyrisht nuk iu përshtat Vucicit dhe për këtë e eliminoi”, ka shkruar Korenica.

    Në një video mesazh në pesë vjetorin e vrasjes së tij, Kurti e përkujtoi Ivanoviqin si “një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij në Mitrovicë ndërsa këtë e ka bërë duke qenë i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord”.

    Kurti tha se vrasja e Ivanoviqit ndikoi në gjithë shoqërinë ngase ky krim vrau jo vetëm Ivanoviqin, por edhe pluralizmin politik te serbët në Kosovë.

    Fjalët e mira të Kurtit për Ivanoviqin, reagojnë nga OVL-UÇK: Me e quajtë tash kriminelin njeri të mirë, do të thotë se e ke një zor të madh

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!