×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Deputetja e PDK-së-Vetëvendosjes: Ju jeni të shitur te oligarkët

    Reporteri
    29 Korrik 2022 | 12:15

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Floretë Zejnullahu, në seancën e sotme të Kuvendit  ka prezantuar para deputetëve Projektligjin për rregullimin e çmimit të produkteve medicinale.

    Ky projektligj është përkrahur nga opozita, por është kundërshtuar nga pushteti. Nga partia në pushtet kanë akuzuar PDK-në se me këtë projektligj synohen të favorizohen disa oligarkë të caktuar.

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Floretë Zejnullahu, ka thënë se është vetë Vetëvendosje ajo që është e shitur tek oligarkët

    “Ju jeni të shitur te oligarkët, Arben Vitinë e keni shitur te oligarkët, ne nuk kemi lidhje me ta. Historia do ta dëshmojë që jo për 20 vjet por edhe 200 vjet nuk do të mbaheni mend për asgjë. Me mos votimin e këtij Projektligji do të humbin qytetarët”, tha Zejnullahu.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!