×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Dhoma e zbuluar nga ushtarët britanikë, vendi ku dyshohet se gratë shqiptare torturoheshin nga serbët

    Reporteri
    02 Korrik 2019 | 15:00

    Kohë pas kohe në mediat sociale qarkullojnë video, të cilat na bëjnë të kujtojmë krimet e tmerrshme serbe mbi popullatën shqiptare gjatë luftës në Kosovë.


    Ishin mediat e huaja ato që kanë kapur pamjet dhe kanë shpërfaqur para botës, gjenocidin që është kryer mbi shqiptarët.

    Një nga to është edhe një video që ishte realizuar nga një medium i huaj gjatë vitit 1999.

    Trupat britanike në vitin 1999, në një stacion të policisë serbe zbuluan një dhomë ku shqiptarët torturoheshin fizikisht. Aty u zbuluan një numër i madh mjetesh të cilat shërbenin për tortura makabre, shkruan Reporteri.net

    Ndër të tjera aty gjenden edhe rroba të brendshme të femrave, që lë të nënkuptohet se aty janë torturuar dhe përdhunuar edhe femra. Mes tyre gjinden madje edhe rroba të fëmijëve.

    Në shekullin 21 është e pamundur të imagjinohet se ndaj një popullate është ushtruar një torturë e tillë, thuhet ndër të tjera në video. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!