Kandidatja për deputete e PDK-së, Dhurata Hoxha, sot ka mbajtur takime të shumta me elektoratin, qytetarë dhe simpatizantë, pos në Kamenicë, ajo ta takuar edhe qytetarët në kryeqytet.
Pas takimit në Prishtinë, ajo ka theksuar se “fuqizimi i grave është prioritet i vazhdueshëm”.
“Në Kryeqytet, në tubim me qytetarët në shkollën “Elena Gjika”, u diskutua për sfidat të cilat do të zgjidhen pas 6 tetorit me Kryeministrin e ri, Kadri Veselin, me përcaktimin e fuqishëm kundër korrupsionit dhe krijimin e mundësive e gjasave të barabarta. Fuqizimi i grave është prioritet i vazhdueshëm. Ndërtojmë të ardhmen, për Ty dhe Shtetin!”, ka shkruar ajo në facebook.
Hoxha pas takimit në Kamenicë, në rrjetin social ka shkruar po ashtu si vijon:
Takimi elektoral në Kamenicë, me qytetarë, simpatizantë dhe anëtarë të PDK-së, ishte madhështor. Fitorja tashmë ka zënë vend në secilën pjesë të Kosovës, me vizionin dhe platformën e Kryeministrit të ardhshëm, Kadri Veselit me listën fituese, kandidatë të PDK-së. Ndërtojmë të ardhmen, për Ty dhe Shtetin!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.