×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Dhurata Hoxha: Për shtet të mundësive e gjasave të barabarta

    Reporteri
    04 Tetor 2019 | 12:35

    Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Dhurata Hoxha, mori pjesë në takimin elektoral në Prishtinë, në lagjen “Dardania”, të cilin e cilësoi takim i mesazhit të fitores së PDK-së.


    Takimi në “Dardani”, përcolli mesazhin e fitores së madhe të PDK-së dhe vlerave për shtet të mundësive e gjasave të barabarta, ka shkruar znj. Hoxha në rrjetin social.
    Po ashtu, ajo ka cekur se qytetarët i bashkohen vizionit për fuqizimin e sundimit të ligjit.

    “Qytetarët i bashkohen vizionit tonë, për fuqizimin e sundimit të ligjit. Ndërtojmë të ardhmen, për Ty dhe Shtetin. #PDK112 #KadriVeseli1 #DhurataHoxha27”, ka shkruar znj. Hoxha në rrjetin social.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!