Partitë politike sot nisin ditën e dytë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit.
Partia Demokratike e Kosovës sot mban disa tubime, në rajonin e Prizrenit.
Agjenda:
14:30 – Tubim me qytetarë të komunës së Dragashit (Shtëpia e Kulturës);
15:30 – Tubim me qytetarë në Zhur (Restorant “Hako”);
16:30 – Tubim me qytetarët në Has të Prizrenit (Restorant “Drini”);
18:00 – Tubim qendror me qytetarët e Prizrenit – Transmetim “live” – (Palestra e Sporteve “Sezai Surroi”);
LDK ndërkaq do të mbajë sot tubime në disa komuna të rajonit të Dukagjinit, shkruan Reporteri.net.
Agjenda:
Në orën: 15:00, në Sallën e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”, në Klinë.
Në orën 17:00, në Shtëpinë ë Kulturës “Tahir Sinani”, në Malishevë.
Në orën 19:00, në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj”, në Rahovec.
Në orën 20:00, në palestrën e shkollës fillore në Rogovë-Gjakovë.
Lëvizja Vetëvendosje sot do të mbajë tubime zgjedhore në tre qytete.
Agjenda:
12:00 – Istog, Shtëpia e Kulturës ”Adem Jashari”
18:00 – Artanë, Salla e Sportit në Llabjan
18:00 – Ferizaj, Salla e Sportit ”Bill Clinton”.
Partia FJALA mban fushatë zgjedhore. (Para “Hotel Dukagjini” në Pejë, ora 11:00).
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.