×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Dita e tretë e fushatës, kjo është agjenda e subjekteve politike

    Reporteri
    27 Shtator 2019 | 8:09

    Sot subjektet politike vazhdojnë ditën e tretë të fushatës nëpër qytete të ndryshe të Kosovës, ndërkohë kanë mbetur edhe tetë ditë nga përfundimi i fushatës.


    Më 5 tetor është ditë heshtje ndërsa, më 6 tetor, 1,937,869 qytetarë të Kosovës, përfshirë edhe diasporën, do ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar

    Agjenda e subjekteve politike:
    Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, do të mbajë konferencë. (Selia e Nismës, ora 10:00)

    Partia FJALA hap fushatën parazgjedhore në Mitrovicë. (Para Emona Center në qendër të Mitrovicës, ora 11:00)

    PDK mban tubim me qytetarët e Komunës së Shtërpcës. (Shtëpia e Kulturës, ora 14:00)

    Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani bën homazhe te Kompleksi Memorial në Reqak. (Ora 14:00)

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti merr pjesë në fushatën zgjedhore në Rahovec. (Shtëpia e Kulturës “Mensur Zyberi” në Rahovec, ora 14:00)LDK mban tubim në Suharekë. (Palestra “13 Qershori”, ora 15:00)

    PDK mban tubim me qytetarët në Hanin e Elezit. (Shtëpia e Kulturës, ora 15:30)

    Nisma Socialdemokrate mban tubim elektoral në Shtime. (Shtëpia e Kulturës, ora 15:45)

    Mbahet debat me kandidatët e partive politike në Obiliq, për të diskutuar mbi të ardhmen e termocentralit “Kosova e Re” si dhe mbi ndryshimet klimatike. (Shtëpi e Kulturës në Obiliq ”Xhavit Haziri”, ora 16:00)

    PDK mban tubim me qytetarët në Kaçanik. (Shtëpia e Kulturës, ora 16:30)LDK mban tubim në Dragash. (Hotel “Meka”, ora 17:00)

    PDK mban tubim qendror me qytetarët e Ferizajt. (Palestra e Sporteve, ora 18:00)

    Nisma Socialdemokrate mban tubim elektoral në Ferizaj. (Restaurant “Fitorja”, ora 18:00)

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti merr pjesë në fushatën zgjedhore në Viti. (Salla e Kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani” në Viti, ora 18:00)

    Rinia e PDK-së organizon mbrëmje rinore, ku prezent do të jenë kandidatët për deputetë. (Pranver Rixos, ora 18:30)

    LDK mban tubim në Prizren. (Palestra e Sportit “Sezai Surroi”, ora 19:00)

    PDK mban tubim me qytetarët e Shtimes. (Shtëpia e Kulturës, ora 19:30)

    Nisma Socialdemokrate mban tubim elektoral në Kaçanik. (Shtëpia e Kulturës, ora 19:30)

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti merr pjesë në fushatën zgjedhore në Gllamnik. (Salla e sporteve “Bill Clinton” në Gllamnik të Podujevës, ora 21:00)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!