×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Doktoresha nga Prizreni i bashkohet PDK-së

    Reporteri
    25 Gusht 2019 | 18:37

    Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka prezantuar sot aderimin e radhës në këtë subjekt politik.


    Nëpërmjet një statusi në faqen e tij në Facebook, Veseli ka njoftuar se PDK-së i është bashkuar doktoresha e Prizrenit, Urata Tahiri.

    “Familjes sonë politike iu bashkua Urata Tahiri, një dentiste dhe profesioniste e njohur nga Prizreni. Ajo është model i grave të suksesshme në karrierë, që kanë vendosur të qëndrojnë në Kosovë dhe ta japin kontributin e tyre për një të ardhme më të mirë. Unë do ta mbështes Uratën dhe gjithë të rinjtë e të rejat, sepse jam i bindur se kjo është rruga përpara për ta luftuar korrupsionin dhe nepotizmin”, ka shkruar Veseli. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!