×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Dy alarme të rreme për bombë brenda ditës në Aeroportin “Adem Jashari”

    Reporteri
    06 Shkurt 2023 | 22:01

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se alarmi i dytë për bombë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ka rezultuar të jetë i rremë.

    Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në hapësirat e aeroportit nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

    “Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Rasti po trajtohet nga njësitet kompetente”, është shprehur Ahmeti, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se në mbrëmjëm e sotme, Policia e Kosovës, ka pranuar një tjetër informatë për alarm për bombë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

    “Rreth orës 19:00 është pranuar një informatë tjetër, për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë Ahmeti për Reporteri.net.

    Ky ishte alarmi i dytë për bombë brenda ditës së sotme në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ku në rastin e parë, alarmi për bombë doli të jetë i rrem.

    Tjetër alarm për bombë në aeroportin “Adem Jashari”

    Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës, evakuohen udhëtarët dhe personeli

    Del i rremë alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës, udhëtarët kthehen brenda

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!