×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Dy të rinjë në Deçan vdesin tragjikisht brenda një dite, policia del me detaje

    Reporteri
    18 Dhjetor 2021 | 9:12

    Dy tragjedi goditën dje sërish Deçanin.

    Në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Lloqan të kësaj komune, një person u gjet i djegur brenda një shtëpie që u përfshi nga zjarri.

    Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka thënë se Njësiti i zjarrfikësve gjersa ishte duke intervenuar në lokalizimin e zjarrit në një shtëpi e cila ishte e përfshirë nga zjarri, ka hasur në trupin e pa jetë të një mashkulli kosovar.

    Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi. Rasti në hetime.

    Ndërkaq në fshatin Voksh të Deçanit, rreth orës 13:40, është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke prerë dru në pyll, ka pësuar lëndime si pasojë e së cilave ka humbur jetën.

    Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion.

    Rasti është duke u hetuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!