Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se sot i është bashkuar edhe veprimtari i hershëm i Lëvizjes Kombëtare, Agron Telaku.
Veseli ka thënë se Telaku iu bashkua luftës sonë kundër korrupsionit dhe nepotizmit.
“Veprimtari i hershëm i Lëvizjes Kombëtare nga Prizreni, Agron Telaku, sot iu bashkua vizionit politik të Partisë Demokratike të Kosovës.
Ai iu bashkua luftës sonë kundër korrupsionit dhe nepotizmit, e cila rinisë sonë, qytetarëve tanë, do u krijojë më shumë mundësi, më shumë perspektivë, për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë në vendin tonë.
Mirë se erdhe në Partinë Demokratike të Kosovës, Agron!
Bashkohuni me mua për një Kosovë pa korrupsion e nepotizëm dhe me ekonomi më të zhvilluar! #PDK112”, ka shkruar Veseli.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.