U raportuar për aksionin që u ndërmorr nga policia e Kosovës dhe prokuroria e ku mbetën të arrestuar disa persona, të dyshuar për korrupsion e krim të organizuar, saktësisht për dallavre me patent shoferë.
I njejti burim i mirë informuar ka bërë të ditur se nën pranga kanë mbetur Filize Krasniqi, që është Drejtoreshë e Departamentit për Patentë Shoferë si dhe shefi i ekzaminerëve Besim Tahiri.
Zyrtaisht përvec se është konfirmuar se aksioni po zhvillohet në disa lokacione, ende nuk kanë dhënë detaje.
Aksioni po kryhet nga Drejtoria për Krime Ekonomike.
Policia e Kosovës ka arrestuar pak minuta më parë edhe dy persona në Qendrën për patenta shoferi në Prishtinë.
Siç raporton T7 nga vendi i ngjarjes, bëhet fjalë për një ekzaminer dhe një kandidat për patentë shoferi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.