Kryetari i PDK-së, kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, gjatë një tubimi në Mitrovicë, ka thënë se askush s’mund ta rishkruajë historinë e Kosovës, ashtu sic po bëhet përpjekje nga Haga, nga Gjykata Speciale.
Gjatë fjalimit në tubimin e PDK-së në Mitrovicë, Enver Hoxhaj ka thënë se këto zgjedhje janë historike për Kosovën.
“Këto zgjedhje janë historike për Kosovën. Sepse, ka një përpjekje për ta rishkruar historinë tonë në Hagë. Ne, nga Mitrovica themi që askush nuk mund ta rishkruajë historinë e UCK-së, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e shtet-ndërtimit të Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.
Tutje, ai shton se Kosova është goditur rëndë me ngritjen e aktakuzave ndaj Hashim Thacit dhe Kadri Veselit, se PDK është goditur fort, por bëri thirrje që ky lëndim të kthehet në forcë.
“E di që Kosova është goditur dhe lënduar shumë me 5 nëntor. Nga Mitrovica e deri në Dragash, e në Sharr, cdo anëtar i PDK-së ka arritë që dhimbjen ta kthejë në krenari, në forcë”, ka thënë Hoxhaj.
Në tubimin e PDK-së në Mitrovicë, morën pjesë edhe familjarët e Kadri Veselit, si dhe vajza e ish-kryeministrit të Kosovës, të ndjerit Bajram Rexhepi, Vanesa Rexhepi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.