Nga Këshilli i Bashkësisë Islame (KBI) në Shtime, kanë bërë me dije se katër gjaqet e fala nga familja Ramadani ndaj familjes Musliu është ndërmjetësuar nga imamët, e jo nga kryetarët e komunave të Ferizajt e Shtimes.
Skender Baftiu, kryetar i këshillit të KBI’së ka thënë se kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, si dhe kryetari i Shtimes, Naim Ismajli, ishin vetëm për vizitë dhe jo ndërmjetësues, siç u raportua në media.
“Ata kanë qenë në ngushëllime, edhe ata kanë dhënë kontribut. Na kemi shku, unë nuk kam qenë kam qenë në Shqipëri. Në momentin që e kemi kuptu që ka ndodh aksidenti, kemi shku te familja me hoxhën e Ferizajt, Ibrahim Zeqirit, kemi kontaktu me ata dhe kemi bisedu pastaj kanë zgjedhë përfaqësuesit dhe vendimi i faljes dhe shtrirjes së dorës së pajtimit është bërë përmes neve”, ka deklaruar Baftiu për Express.
Familja Ramadani ka falur sipas traditës katër gjaqet ndaj familjes Musliu, prej së cilës vjen drejtuesi i veturës së përfshirë në aksident.
Po ashtu është njoftuar se përveç të pamës që do të mbahet tre ditë tek familja Ramadani, po kaq ditë të pame do të mbajë edhe familja Musliu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.