×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Flet 16 vjecarja që u dhunua, nëna e saj mes lotësh thotë se gjithë natën nuk ka fjetur

    Reporteri
    27 Dhjetor 2019 | 21:17

    Në Kamenicë një e 16 vjecare është mbyllur në shtëpi e traumatizuar dhe e frikësuar. Ajo thotë se nuk po vë gjumë në sy që prej ditës kur një i rritur e përdhunoi seksualisht.


    I akuzuari për dhunim ndodhet në arrest shtëpiak. Ndersa e dhunuara tregon se si ka ndodhur rasti.

    “Ma nali kerrin te kamtë edhe veç e ktheva kryet me pa kush është, më tha hyp në kerr ndërsa unë i thash jo. Me ka shti mbrapa me kerr. Më ka çu te Hotel Lata”, ka thënë e dhunuara, transmeton klankosova.

    Ndërsa nëna e saj tregon se atë natë vajza nuk ka fjetur fare.

    “Më tha oj nanë gjithë natën nuk kom fjetë”, tha nëna e viktimës.

    https://www.youtube.com/watch?time_continue=3&v=k7RBbV-8emg&feature=emb_logo

    Për këtë njëjtë pohon edhe viktima.

    Ndërsa familja e të dyshuarit ka mohuar të ketë kryer veprën. I dyshuari po mbahet në arrest shtëpiak pasi i është shqiptuar masa e arrestit prej 30 ditësh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!