Kandidatja e LDK-së për deputete Flutura Beka-Kamberaj ka kërkuar votën e qytetarëve për veten dhe për partinë. Ajo thotë se i është futur garës në një kohë kur LDK është përballe të gjithë dhe e sfiduar nga të gjitha anët.
“Unë besoj fortë që ju do ta mbroni LDK-në ashtu siç LDK e mbrojti fatin tonë sa herë që të tjerët i suleshin me agjenda shkatrrimtare. Unë jam rrit me LDK-në, jam këtu sepse besoj në vlerat e saj, e dua këtë filozofi politike e cila në thelbin e saj e ka interesin e qytetarëve të Republikës tonë. Betohem që vota ime në Kuvendin e Kosovës nuk do t’ju bëjë kurrë të pendoheni për besimin që do të më jepni”, ka shkruar ajo.
Ky është postimi i plotë i saj:
Unë i jam futur garës për deputete në rrethanat kur LDK është përballë të gjithëve, e sfiduar nga të gjitha anët.
Unë besoj fortë që ju do ta mbroni LDK-në ashtu siç LDK e mbrojti fatin tonë sa herë që të tjerët i suleshin me agjenda shkatrrimtare.
Unë jam rrit me LDK-në, jam këtu sepse besoj në vlerat e saj, e dua këtë filozofi politike e cila në thelbin e saj e ka interesin e qytetarëve të Republikës tonë.
Betohem që vota ime në Kuvendin e Kosovës nuk do t’ju bëjë kurrë të pendoheni për besimin që do të më jepni.
Angazhohem çdo ditë për këtë vend sepse kësisoj kontriboj edhe në të ardhmen e fëmijëve të mi të cilët dua t’i rris në këtë vend, që është atdheu ynë i përbashkët.
Kërkoj besimin tuaj, me votë.
Me 14-in, votoni për LDK-në me nr. 132 dhe për mua si deputete me nr. 63.
Faleminderit ✌️