Forcat e Sigurisë dhe Policia e Kosovës i ka dhënë dorën e fundit aksionit për shpëtimin e Ramë Lalajt, të riut 17-vjeçar që deri në orën 14:20 minuta ishte nën rrënojat e një shtëpie trekatëshe, në të cilën ndodhej ai me familje në momentin e tërmetit.
Dy pjesëtarë të tjerë të familjes nga Kënet e Durrësit kanë rezultuar të kenë ndërruar jetë, ndërsa njësitë e shpëtimit janë duke bërë përpjekje për nxjerrjen e anëtarëve tjerë, të cilët, ndryshe nga i riu, nuk zhvillojnë komunikim, raporton Koha.net.
Tre familjet Lalaj, që ndodheshin në të njëjtën ndërtesë të rrënuar, kishin prejardhje nga Kosova.
Përndryshe, në orët e para të mëngjesit të sotëm, me dhjetëra tërmete, me epiqendër në Adriatik dhe Shqipëri, kanë shkaktuar viktima në njerëz në Shqipëri. Më i fuqishëm ka qenë ai i orës 4, me lartësi prej 6.4 ballë, i cili ka zgjatur 30 sekonda dhe ka qenë i thellë deri në 40 kilometra.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.