×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Gjendet i vdekur një burrë në banesën e tij në Mitrovicë, Policia nis hetimet

    Reporteri
    08 Prill 2023 | 17:14

    Një person është gjetur sot i vdekur në banesën e tij në Mitrovicë.

    Policia ka konfirmuar se viktima është një mashkull i moshës 81-vjeçare.

    “Sot rreth 13:20 policia në Mitrovicë, ka pranuar informatën se në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në banesën e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull 81 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet si dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

    Ai shtoi se me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!