×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Gjest i mirë: Qytetari në Prishtinë gjen kuletën me më shumë se 1 mijë euro, e dorëzon në polici

    Reporteri
    23 Janar 2023 | 11:12

    Një qytetar në Prishtinë ka gjetur një kuletë me shumë në të mbi 1 mijë euro dhe dokumente personale, të cilat i ka dërguar në polici.

    Është Policia e Kosovës që ka njoftuar se shuma e parave dhe dokumentet i janë kthyer pronarit, shkruan Reporteri.net.

    Njoftimi i policisë:

    Policia vazhdon të jetë adresa e parë, të cilës qytetarët i besojnë dhe i drejtohen.
    Dje në stacionin policor Qendra, në Prishtinë, një qytetar A.B, ka dorzuar një portofol ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale, të cilat i janë kthyer pronarit.

    Duke çmuar këtë gjest human, falenderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!