Kandidatja nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe tek varri i Ahmet Krasniqit, në 21 vjetorin e vrasjes së tij.
Në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, kandidatja e LDK-së për kryeministre nuk u tregua edhe aq paqësore.
Pas homazheve që bëri tek varri i presidentit historik Ibrahim Rugova, Osmani bëri homazhe edhe tek varri i Ahmet Krasniqit në 21 vjetorin e vrasjes së tij, nga ku kërkoi drejtësi për ish ministrin e Mbrojtjes.
Aty u pa edhe Hisen Berisha, ish komandat lufte dhe deri së fundmi anëtar i LDK-së. Berisha që ditë më parë kaloi në PDK u injorua totalisht nga Vjosa Osmani dhe anëtarët e tjerë nga të LDK-së.
I vetmi që përshëndeti nga larg Berishën, ishte Anton Quni.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.