×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Gjoshi i PDK-së: Me apo pa Albin Kurtin ne do ta mundim Vetëvendosjen

    Reporteri
    26 Janar 2021 | 20:09

    Betim Gjoshi nga PDK-ja thënë se vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetueses vetëm sa ka forcuar Ligjin për Zgjedhje.


    Ai ka thënë se KQZ ka vepruar drejt në moscertifikimin e disa kandidatëve që kanë problem me ligjin duke thënë se padrejtësisht u ushtrua presion mbi këtë institucion.

    Ai është i bindur se me këdo që vendos në listë kjo parti, PDK-ja do ta mposhtë.

    “Ne si PDK nuk duam që askush të privohet prej zgjedhjeve. Ata i mirëpresim në garë dhe do të mundim me punën tonë dhe angazhimin përmes planit për rimëkëmbje, me deputetët e mirë që i kemi dhe s’kanë probleme me ligjin dhe me kriteret që i kemi vendosur në të kaluarën”.

    “Dëshira jonë si PDK do të ishte që ata të jenë pjesë e procesit zgjedhor. Neve nuk na pengon kënd e kanë në listë në aspektin politik sepse edhe ashtu kur e kanë pasë në listë Albinin e Albulenën dhe të tjerët i kemi mundur pesë-gjashtë herë në zgjedhje. Kështu që s’e kemi problem me i mund prapë. Ne jemi të përgatitur që këdo që ata e fusin në listë ne të hymë në proces zgjedhor, por e kemi parë një situatë në Kosovë që për mua si qytetar ka qenë e frikshme”, tha Gjoshi në Info Magazine.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!