Përveç garës mes partive, një garë shumë interesante po zhvillohet edhe mes kandidatëve për deputetë në kuadër të listave të partive.
Një nga garat e brendshme më interesante pritet të jetë ajo në VV, ku në mungesë të Albin Kurtit në listën zyrtare, për primatin me vota po “garojnë” Vjosa Osmani me numrin 2 e Glauk Konjufca me numrin 3.
Platforma Metriku e ka bërë një sondazh me lexues, të cilët kanë mundur të zgjedhin 5 kandidatët e tyre të preferuar nga një listë dhe ta shpërndajnë atë listë në Facebook.
Në këtë sondazh që po vazhdon, kanë marrë pjesë mbi 1000 përdorues, ndërsa ata kanë zgjedhur partitë dhe kandidatët e tyre të preferuar.
Ajo që bën përshtypje është pikërisht vota për Vjosa Osmanin dhe Glauk Konjufcën dhe diferenca mes tyre me vota në VV.
Për të parë renditjen e partive dhe të kandidatëve të partive sipas votave në këtë sondazh, klikoni këtu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.