×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Hajdari: Kosova në udhëkryq, PDK i jep drejtim vendit

    Reporteri
    08 Shkurt 2021 | 14:12

    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Petri Hajdari ka thënë se vendi ynë aktualisht është në një udhëkryq dhe se vetëm PDK është udhërrëfyese për qytetetarët dhe i jep drejtim vendit.


    “Kosova është në udhëkryq. Dhe, saherë është kështu, Partia Demokratike e Kosovës, me udheërrëfimin që e merr prej qytetarit, e drejton vendin”, ka thënë Hajdari.

    Nëpërmjet një videoje në ai ka kërkuar votën për PDK-në.

    Hajdari ka treguar për rrugëtimin e tij politik në PDK.

    “Rrugëtimin tim politik, me strukturat rinore të Partisë Demokratike të Kosovës, e kam nisur me Hashim Thaçin në krye të partisë. E kam vazhduar, si çdo anëtar tjetër i devotshëm pas një koncepti politik, me Kadri Veselin në krye të partisë. Ka qenë nderi i jetës sime, që të jem pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, kur ajo e çonte Kosovën drejt sukseseve ndërkombëtare, përmirësimit të kushteve të jetës, infrastrukturës e trajtimit ndaj të gjitha kategorive të shoqërisë”, tha ai.

    Ai ka thënë se është i lënduar nga gjykimi I ish-krerëve të UÇK-së, por kjo nuk do të thotë dorëzim.

    “Sot, të dashur qytetarë, në këtë kandidim për deputet, ndihem i lënduar. Padrejtësisht në Hagë gjenden krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke ia dhënë lirisë sonë edhe një kontribut për të cilin, si gjithmonë, paguajnë ata personalisht. Por, i lënduar nuk domethënë i dorëzuar. Është në detyrën dhe dinjitetin e njeriut të Partisë Demokratike të Kosovës, që t’i qëndrojë besnik besimeve për atdhe e shtet, jo veç kur kjo është e lehtë dhe e konvenueshme. Sepse, deti pa dallgë nuk nxjerr detarë të mirë. Bindjet tona sfidohen kur nuk janë të lehta, kur për to paguajmë me sulme nga më të ndryshmet. Ato janë bindjet e vërteta”, tha Hajdari.

    Hajdari ka thënë se Kosovës i duhet Rimëkëmbja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!