Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” investon 2.3 milionë euro në objektin që do ti ketë 12.435 m2 në Suharekë, shkruan Reporteri.net
Kështu ka bërë të ditur humanisti Halil Kastrati, udhëheqës i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit’’, pas takimit me kryetarin e komunës së Suharekës.
Përmes një postimi në Facebook, Halil Kastrati ka thënë ”Lajmi më i gëzushëm për ju dhe për ne në këtë muaj të bekuar të Ramazanit është se po fillon ndërtimi i shtëpisë së të moshuarëve. Objekti do ti ketë 12.435 m2 dhe do të kushton 2.3 Milion Euro’’.
Tutje ai ka thënë që ashtu siç kanë mundur ti bëjnë mbi 400 familje me strehim edhe në këtë projekt gjigand jeni qytetarët ata që e kanë bërë të mundur realizimin e kësaj shtëpie më se të nevojshme për vendin tonë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.