×
  • Lajme
  • -->
    Pa kategori

    Haradinaj flet sërish: Liberalizimi afër, taksa hiqet me një kusht

    Reporteri
    15 Korrik 2019 | 14:54

    Kryeministri i Kosovës Ramush Hradinaj në një konferencë për media me kryetarin e komunës së Vushtrrisë Xhaferr Tahiri tha se kanë biseduar për shumë tema me rëndësi për qytetin e Vushtrisë.


    Në një bashkëbisedim me gazetarët, Haradinaj u pyet edhe për procesin e liberalizimit të vizave  ku theksoi se nuk janë shumë larg për të pasur një lajm pozitiv, por shtoi se kjo çështje nuk është e lidhur me taksën.

    Ai foli edhe për vizitën e Macron në Serbi ku tha se marrëdhëniet me shtetin Francez janë të konsoliduara duke qenë se ato tashmë e kanë njohur Kosovën shtet.

    Ndërsa pranoi se për taksën po kërkohet të pezullohet ,por theksoi se nëse lëshojmë pe për taksën do të jetë e vështirë të na njohë Serbia.

    “Si t’na njeh Serbia e hekim taksën” ka thënë Haradinaj  para gazetarëve duke nënkuptuar që taksa nuk do të hiqet.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!