×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Haradinaj: I dolëm zot Kosovës së 17 shkurtit, çuam në vend edhe amanetin e Rugovës

    Reporteri
    29 Shtator 2019 | 20:45

    Kandidati i koalicionit AAK-PSD për kryeministër, Ramush Haraidnaj, shprehet i bindur se do të dalin fitues më 6 tetor.


    Ai thotë se i dolën zot Kosovës së 17 shkurtit për ta cuar në vend amanetin e presidentit të ndjerë Rugova, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i plotë:

    I dolëm zot Kosovës së 17 shkurtit, mbrojtem sovranitetin e terësinë territoriale, për ta çuar në vend edhe amanetin e Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova.

    Koalicioni AAK-PSD është fitues në Istog, si në tërë Kosovën, sepse garanton të arriturat tona dhe hyrje në një epokë të re, të zhvillimit të hovshëm ekonomik, që nisë pikërisht në Istog, me ndërtimin e Autostradës së Dukagjinit.

    Me votën masive për konceptin 100% Kosovë, Istogu jo vetëm që konfirmon fitoren tonë, por na jep mundësinë t’i vazhdojmë projektet madhore, mbështetjen për sektorin privat e subvencionim të produktit “Made in Kosova”, fond të posaçëm për punësim, rritje ekonomike minimum 6% dhe të pagave prej 10% në çdo vit.

    Istogu sonte vulosi rreshtimin me anën e drejtë të historisë për 100% shtet!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!