Kandidati për president i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit do të kenë rritje si parti dhe se ky subjekt politik e ka ruajtur edhe votën e qytetarëve.
Në një intervistë në Kohavision, Haradinaj tha se janë parti e parë në shumë komuna dhe në disa tjera kanë edhe rritje.
“Ne kemi ruajtje të votës, qëndrueshmëri në votë, dhe rritje. Ne kemi pas 96 mijë vota në zgjedhjet e 2019 dhe e dimë që do të kemi më shumë kësaj here. E dimë se është një situatë jo e lehtë në popull, te qytetarët, kemi bërë kujdes gjatë fushatës pra kemi respektuar dëshirën e qytetarëve edhe për t’i shtyrë proceset përpara edhe në ofertën tonë kemi dal në njëfarë mënyrë në një qasje reale” është shprehur kreu i AAK-së, Haradinaj.
Ndër tjera, Haradinaj tha se kësaj radhe nuk ka kërkuar udhëheqjen e vendit por pozitën si president për të siguruar edhe ekuilibrin e pushteteve, unitetin e brendshëm por edhe në planin e jashtëm si edhe përballjen me Serbinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.